Provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë të hënën, maturantët testohen për njohuritë e tyre
Pas testimit të Gjuhës së huaj një javë më parë, të hënën (10 qershor) pritet të zhvillohet provimi i dytë i maturës shtetërore ai i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë. 28 mijë maturantët në të gjithë vendin do të testohen për njohuritë që kanë marr sipas programit orientues. 70 % e ambienteve në sallat e mëdha monitorohen me kamera.
144 qendrat janë ngritur për zhvillimit e këtij procesi. Testimi do të nis në orën 10: 00 dhe zgjati plot 2 orë e 30 minuta. Maturantët duhet të paraqiten një orë para, për t’u akomoduar në qendrat e përcaktuara.
Krahasuar me vitet e kaluara, pas rezultateve të mara është konstatuar se mangësitë më të mëdha të maturantëve kanë qenë në lëndën e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.