Provimi i Magjistraturës, Bardhi: Patronazhistët, ndërhyrje flagrante e politikës në drejtësi. Majko: Nuk monitorohet nga PS

Gabimi teknik i pajisjes scantron në korrigjimin e testit të fazës së parë të Shkollës së Magjistraturës është bërë objekt debatesh në Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Deputetët demokratë kanë kërkuar seancë dëgjimore me drejtorin e Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipin.

Deputeti Gazment Bardhi ka akuzuar mazhorancën se 13 prej personave që fituan në fazën e parë janë në listën e patronazhistëve të PS-së, dhe se sipas tij, përbën ndërhyrhe flagrante të politikës në drejtësi.

Çdo drejtues i institucioneve shtetërore me kërkesë të komisioneve parlamentare ka detyrimin të japë shpjegime apo informojë për çështje të veprimtarisë së tyre për aq sa lejon ligji.

Ka patur konsensus të gjerë publik mbi rregullshmërinë e konkursit të pranimeve në Shkollën e Magjistraturës, gjë që në procesin e këtij viti është vënë në pikëpyetje serioze.

Duhet të thërrasim drejtorin e Shkollës së Magjistraturës. Një komision parlamentar është tryeza e duhur për të shpjeguar çfarë ka ndodhur.

Unë s’kam kuptuar gjë nga reagimi i shkollës së magjistraturës. Ç ‘problematik ishte që në mëngjes ishte 70, pasdite 120, dhe të nesërmen 140.

Listën e patronazhistëve e keni publike. Një pjesë prej tyre, 13 persona janë në listën e patronazhistëve të PS. A mund të jenë me meritë në atë proces? Patjetër. Futja e patronazhistëve në Shkollën e Magjistraturës është ndërhyrje flagrante e politikës në drejtësi.

Konkursi i shkollës së magjistraturës, që garanton sistemin për 30 vitet në vijim, të mos ketë asnjë hije dyshimi.

Duam seancë dëgjimore seancë dëgjimore me drejtorin e shkollës së magjistraturës”, tha Bardhi.

Ndërsa deputeti Pandeli Majo u shpreh se opozita nuk mund të politizojë këtë situatë, ndërsa shtoi se ky sistem është ndërtuar në mënyrë të tillë që të mos monitorohet nga Partia Socialiste.

Është sistem që nuk varet nga ne. Është ndërtuar në mënyrë të tillë që nuk monitorohet nga PS. Situata s’mund të politizohet. Kjo është e tepërt dhe e paligjshme që të thërrasim këtu studentët e magjistraturës”, tha Majko.

Provimi i Magjistraturës u zhvillua më 22 prill, ku morën pjesë 442 kandidatë. Pas korrigjimit të testeve, fitues rezultuan 79 kandidatë. Por 24 orë më vonë, Shkolla e Magjistraturës publikoi një tjetër listë ku u shtua numri i fituesve në 121. Por sërish listës iu shtuan më pas edhe 10 kandidatë, duke e çuar numrin e fituesve në 131.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.