Provimi i parë i lirimit, mbi 1200 nxënës i janë nënshtruar testimit në Gjuhën Shqipe në nivel bashkie
Rreth 32 mijë nxënës në të gjithë vendin kanë zhvilluar provimin e parë të lirimit, atë të gjuhës amtare.
Përgjegjësja e Sektorit të Monitorimit të Kurrikulës në ZVA Shkodër, Elira Smakaj tregon rreth detajeve të provimit të parë të lirimit për nxënësit në nivel bashkie.
Pas Gjuhës Shqipe, provimi i ardhshëm do të jetë ai i matematikës më 25 qershor dhe provimi i fundit do të jetë ai i gjuhës së huaj më 28 qershor.