PS, Asamble të Zgjeruar, Rama: Vitin e ardhshëm, zbresim borxhin nën 60%. Inflacioni rikthehet në normalitet

rama asamble

rama asamble

Në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Fier, kryeministri Edi Rama, teksa ka bërë një përmbledhje të arritjeve, sipas tij, ekonomike të vendit, ka bërë me dije edhe objektivat për vitin e ardhshëm, 2024.

Kryeministri u shpreh se borxhi publik është ulur me 15%, duke arritur në nivelin e 60%, teksa theksoi se vitin tjetër synohet që të zbresë nën këtë nivel. Po ashtu ai theksoi se vitin e ardhshëm, sipas Bankës së Shqipërisë, edhe inflacioni pritet të rikthehet në normalitet, në vlerën që ishte para krizës.

Shqipëria sot është gjithmonë e më atraktive jo sepse ka një pamje të bukur, por sepse pas asaj pamje kanë ndodhur shumë gjëra të rëndësishme. FMN theksoi se Shqipëria sot ka një nga ekonomitë më rezistente në rajon. Kjo nuk është diçka që e kanë të gjithë. Agjencia e Vlerësimit të Shteteve Standard & Poor’s, bëri pas 7 vitesh një tjetër rritje të rëndësishme në vlerësimin e Shqipërisë. Duke e kaluar nga vlerësimi B+ stabël, në vlerësimin B+ me perspektivë pozitive.

Nëse do vazhdojmë të ecim para si tani, me uljen e borxhit dhe çeljen e negociatave bëhemi një shtet që mund të marrë së shpejti vlerësimin dhe të kalojë në 2B. Borxhi ynë shkoi deri në 75%. Sot që flasim me buxhetin e vitit 2024 ne jemi pothuajse në 60%, kemi një ulje me 15% të borxhit dhe projeksioni ynë është që vitin e ardhshëm ne do zbresim nën 60%. Inflacioni ka qenë një tjetër problem shumë i madh. Shqipëria pati dhe ka sot inflacionin më të ulët në rajon, nën mesataren e BE. Aktualisht jemi me 4.1% dhe sipas Bankës së Shqipërisë, vitin e ardhshëm inflacioni do rikthehet në normalitetin para krizës, midis 2 dhe 4. Vitin e ardhshëm do ta çojmë pagën mesatare 900 euro”, deklaroi Rama.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.