PS bojkotoi komisionin TIMS, Salianji: Po mbrojnë grupin kriminal që ndërhyri në sistem

Kryetari i komisionit hetimor për sistemin TIMS, Ervis Salianji ka akuzuar mazhorancës se po mbron grupin kriminal që ndërhyri në sistem dhe  për këtë arsye bojkotuan mbledhjen e komisionit.

Në një deklaratë për mediat, Salianji tha se është e paprecedentë që të në mazhorancë të bojkotojë komisionet parlamentare, ndërsa shtoi se këtë po e bëjnë “si skuthat dhe në mënyrë teatrale”.

 “Qytetarët, Shqipëria, një parlament, u bë dëshmitare e një ngjarje të paprecedentë, ku anëtarët e Komisionit Hetimor për Timsin, pasi kërkuan 5 minuta pushim, nuk u rikthyen më në komision. Kërkesa e PS, siç e keni parë nga mbledhja në mbledhje, kanë kërkuar në mbledhjet pasardhëse, ndryshimin e mendimit që kanë pasur në mbledhjen pasardhëse. Ata arritën në një vendim absurd, ku kërkonin anulimin e atyre vendimeve që ishin marrë në mbledhjen e mëparshme, me pretendimin se kishin qenë në tualet. Është e qartë se çfarë qëllimi ka PS, për të bërë hetimin parlamentar, për të mbrojtur një grup të pretenduar kriminal, që është vendosur qëllimisht në policinë e shtetit, për të ndërhyrë në sistemin TIMS. Për këtë arsye ne duhet të ishim në kushtet e urgjencës”, tha Salianji.

Salianji tha se kërkesat për informacion do i dërgohen sot institucioneve dhe se ato e kanë detyrim ligjor të përgjigjen brenda 5 ditëve. Kreu i komisionit shtoi se vetëm në Shqipëri sovraniteti u dorëzohet bandave.

“Përfaqësuesit politikë që kanë detyrim të firmosin dhe depozitojnë kërkesat tona për informacion sa më shpejtë sot dhe institucionet kanë detyrim të përgjigjen brenda 5 ditëve siç e kërkon edhe ligji, përndryshe do përballen me pasojat ligjore dhe kallëzimet përkatëse për shpërdorim detyre. Jemi në një ndërhyrje të paprecedentë . Në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur që sovraniteti t’i dorëzohet bandave edhe për të dhënat më sensitive që ka një republike dhe kjo nuk është vetëm për të dhënat e qytetarëve shqiptarë por edhe të huajt që hyjnë dhe dalin në vendin tonë, të dhënat policore dhe të dhëna të tjera sensitive.

Nuk duhet të kalohet pa u ndëshkuar cilido që është përfshirë në këtë veprimtari dhe të gjithë së bashku të propozojmë ndryshimet përkatëse ligjore që kjo të mos ndodh më. E padëgjuar që mazhoranca të bojkotoj komisionet, dje ikën si skuthat dhe është njësoj si është bërë ndërhyrja në sistemin TIMS. Mbrojta që u bëhet këtyre personave me mburojë politike është e paprecedentë.PS të sjellë propozimet e tyre. E patë dje që e gjithë teatri dhe kërcimi që bënë në komision, ishte një banalitete. Edhe ekspertët e mazhorancës u pyetën për propozimet që ata kishin dhe thanë nuk kemi, kush është problemi i PS? Pse nuk vijnë të bëjnë punën në komisionin?”, tha ai.

Më herët nënkryetari i komisionit TIMS, Toni Gogu tha se largimi i mazhorancës nga u bë në kushtet kur “opozita po shkel ligjet duke akuzuar dhe shpallur fajtor”, ndërkohë që e drejta e komisionit hetimor është vetëm të votojë kërkesat për informacion dhe të përcaktojë planin e hetimit. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.