PS bojkoton komisionin hetimor, Vokshi: Të shkarkohen anëtarët, s’kanë vullnet. Ndreca dhe Ikonomi, në konflikt interesi

Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe check-up në Shëndetësi, Albana Vokshi ka akuzuar mazhorancën se nuk ka vullnet për të hetuar dhe se për të tretën herë kanë bojkotuar mbledhjen.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi i bëri thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të bëjë zëvendësimin e anëtarëve të PS, ndërsa kërkoi që Plarent Ndreca dhe Milva Ikonomi të largohen pasi janë në konflikt interesi lidhur me hetimin e këtyre dy koncesioneve.

Për vakshin bojkotimi i PS ndodh me urdhër të kryeministrit Rama, asi nuk dëshiron që të ketë hetime lidhur me koncesionin e sterilizimit dhe check-up në Shëndetësi.

“Përsëri deputetët e bojkotuan për herë të 3 radhazi komisionin hetimor pavarësisht se njoftimet për mbledhjen janë kryer në bazë të rregullores me kërkesë të opozitës. Është e qëllimshme ashtu sikurse refuzuan në mënyrë të përsëritur dhe po vijojnë refuzimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në komisionin hetimor pro ën një formë tjetër. E kanë ngritur komisionin për ta dështuar, për ta bllokuar. Çdo mbledhje bojkotohet nga ana e mazhorancës se s’duan që të zbardhen aferat korruptive kriminale në Shqipëri, check up dhe sterilizimi. 7 deputetët të opozitës me firma kanë thirrur mbledhjen e Komisionit. Prania e deputetëve të mazhorancës sot është e detyrueshme, nuk zgjedhin nuk duhet të zgjedhin. Neni 32 pika 2 e detyron. Neni 12 pika 1i ligjit që e kanë ndryshuar vetë në mënyrë të njëanshme thotë mbledhjet thirren dhe vetëdrejtohen nga kryetari. E kam thirrur mbledhjen bazuar në ligj dhe për herë të tretë e kanë dështuar. Mazhorancë që bojkoton është vetëm kjo. Me urdhër të Ramës ata po bojkotojnë punimet dhe hetimet parlamentare. Kanë shkelur rregulloren, Kushtetutën dhe e kanë bojkotuar për arsye të papërligjura.  Plarent Ndreca si nënkryetar është provokim i hapur që i bëhet opozitës pasi ai është në konflikt të hapur interesi. Ai ka qenë avokat i disa prej personave që janë në akuzë nga SPKA për këto dy koncesioni që po hetohet. Edhe Milva Ikonomi është në konflikt të hapur interesi pasi ka drejtuar objektet e punës për dy koncesionet pasi  ka qenë në pozicionin e zv.ministres. Ajo nuk mund të hetojë veten e saj. I bëj thirrje Lindita Nikollës të bëj zëvendësimin e personave pasi nuk mund të jenë pjesë e koncesionit hetimor”, tha Vokshi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.