Kryetarja e Komisionit Hetimor për koncesionet e sterilizimit dhe check-up në Shëndetësi, Albana Vokshi ka akuzuar mazhorancën se nuk ka vullnet për të hetuar dhe se për të tretën herë kanë bojkotuar mbledhjen.
Në një deklaratë për mediat, Vokshi i bëri thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që të bëjë zëvendësimin e anëtarëve të PS, ndërsa kërkoi që Plarent Ndreca dhe Milva Ikonomi të largohen pasi janë në konflikt interesi lidhur me hetimin e këtyre dy koncesioneve.
Për vakshin bojkotimi i PS ndodh me urdhër të kryeministrit Rama, asi nuk dëshiron që të ketë hetime lidhur me koncesionin e sterilizimit dhe check-up në Shëndetësi.
“Përsëri deputetët e bojkotuan për herë të 3 radhazi komisionin hetimor pavarësisht se njoftimet për mbledhjen janë kryer në bazë të rregullores me kërkesë të opozitës. Është e qëllimshme ashtu sikurse refuzuan në mënyrë të përsëritur dhe po vijojnë refuzimin e të drejtave kushtetuese të opozitës në komisionin hetimor pro ën një formë tjetër. E kanë ngritur komisionin për ta dështuar, për ta bllokuar. Çdo mbledhje bojkotohet nga ana e mazhorancës se s’duan që të zbardhen aferat korruptive kriminale në Shqipëri, check up dhe sterilizimi. 7 deputetët të opozitës me firma kanë thirrur mbledhjen e Komisionit. Prania e deputetëve të mazhorancës sot është e detyrueshme, nuk zgjedhin nuk duhet të zgjedhin. Neni 32 pika 2 e detyron. Neni 12 pika 1i ligjit që e kanë ndryshuar vetë në mënyrë të njëanshme thotë mbledhjet thirren dhe vetëdrejtohen nga kryetari. E kam thirrur mbledhjen bazuar në ligj dhe për herë të tretë e kanë dështuar. Mazhorancë që bojkoton është vetëm kjo. Me urdhër të Ramës ata po bojkotojnë punimet dhe hetimet parlamentare. Kanë shkelur rregulloren, Kushtetutën dhe e kanë bojkotuar për arsye të papërligjura. Plarent Ndreca si nënkryetar është provokim i hapur që i bëhet opozitës pasi ai është në konflikt të hapur interesi. Ai ka qenë avokat i disa prej personave që janë në akuzë nga SPKA për këto dy koncesioni që po hetohet. Edhe Milva Ikonomi është në konflikt të hapur interesi pasi ka drejtuar objektet e punës për dy koncesionet pasi ka qenë në pozicionin e zv.ministres. Ajo nuk mund të hetojë veten e saj. I bëj thirrje Lindita Nikollës të bëj zëvendësimin e personave pasi nuk mund të jenë pjesë e koncesionit hetimor”, tha Vokshi.
“Sfida Kombëtare e Kodimit” që synon edukimin teknologjik të të rinjve, bëri bashkë shkollat 9-vjeçare…
Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar vijon stinën koncertore për vitin 2025 me një program…
Ka përfunduar kampionati i ping-pongut për shkollat 9- vjeçare të Bashkisë Shkodër. Aktiviteti është në…
Një remont në nënstacionin elektrik të Lezhës la pa energji elektrike rreth 80% të territorit…
Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i fazës së Play Off-it të këtij edicioni…
Për të parën herë pas konfliktit të brendshëm mes demokratëve për çështjen e përkatësisë dhe…
This website uses cookies.