Categories: LajmePolitikë

PS dhe PD mbështesin pr/rezolutën për Greqinë: Të hiqet ligji i luftës me Shqipërinë!

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë arritur të martën dakordësi për pr/rezolutën ndaj Greqisë e propozuar nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim”.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në një prononcim për mediet në përfundim të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve,  u shpreh se, “qeveria shqiptare ka bërë çdo përpjekje me qeverinë greke për abrogimin e ligjit të luftës që është një ligj absurd, krejt i panevojshëm dhe i dalë kohe”.

Projektrezoluta iu propozua Kuvendit nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim”. Me anë të kësaj pr/rezolute  i kërkohet Këshillit të Ministrave të bëjë çdo përpjekje me qeverinë e Greqisë për abrogimin e Ligjit të Luftës nga Greqia dhe pasojat juridike që burojnë nga ky ligj.

Kreu i këtij grupi, Shpëtim Idrizi, u shpreh para disa ditësh në një konferencë për shtyp në sallën e konferencave në Kryesinë e Kuvendit se, “pr/rezoluta i kërkon Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që, në vijim të kontributeve të konfirmuara të politikës sonë të jashtme për fqinjësi të mirë, për paqe dhe për siguri, të mbajë të informuar rregullisht Kuvendin e Shqipërisë dhe partnerët tanë euroatlantikë NATO dhe BE për përpjekjet sistematike të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me qeverinë e Republikës së Greqisë, për zgjidhjen e kësaj çështjeje të bartur nga e kaluara”.

Konferenca e Kryetarëve diskutoi për ta futur pr/ligjin në rendin e ditën në seancat parlamentare.

Kuvendit i kërkohet që t’i bëjë një ftesë parlamentit grek që ta fusë heqjen e ligjit në diskutimet e tyre parlamentare.

Gjithashtu i kërkohet edhe Këshillit të Ministrave që ta ketë në fokus këtë çështje.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

2 hours ago

Euro U19 për vajza, Shqipëria mundet nga Irlanda e Veriut

Shqipëria e vajzave U-19 zhvilloi mesditën e sotme ndeshjen e tretë dhe të fundit ndaj…

2 hours ago

OKB-ja rrëzon rezolutën e SHBA-së, që kërkonte fundin e luftës në Ukrainë, pa përmendur agresionin rus

Një fitore për Ukrainën në përvjetorin e tretë të pushtimit nga Rusia. Shtetet e Bashkuara të…

2 hours ago

Nën akuzë për vrasje me paramendim, GJKKO lë në burg Safet Bajrin

Pas arrestimit me urdhër të SPAK, Safet Bajri doli para gjykatës për t’u njohur me…

4 hours ago

Humb jetën një 3- vjeçar, e motra 7- vjeçe në gjendje të rëndë, dyshohet “virozë stine”

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e të hënës në Shkodër. Ngatë dhënat zyrtare…

4 hours ago

Ideatorët e “Facebook” blenë për 3.5 milionë stërlina ekipin joprofesionist të Real Bedford

E ardhmja mund të jetë e ndritur për ekipin e katëgorisë së tetë angleze Real…

5 hours ago

This website uses cookies.