PS kërkon komision antikorrupsion, Tabaku: Lufta kundër korrupsionit, prioritet emergjent, por s’mund t’i lihet qeverisë

Partia Socialiste ka propozuar ngritjen e komisioni të posaçëm parlamentar për të luftuar korrupsionin, por për kryetaren e komisionit të çështjeve europiane, Jorida Tabaku, nuk mund t’i lihet në dore qeverisë që të luftojë korrupsionin. Në studion e RTSH-24, Tabaku e konsideroi prioritet emergjent luftën kundër korrupsionit, por theksoi se Kuvendi ka një sërë mekanizmash për ta bërë këtë.

Një mënyrë për të ndarë veten nga problemet e korrupsioni në të gjithë këto vite është të duke pranuar se kjo që ka ndodhur në administratën publike është ngritja e një kulture korrupsioni. Shqipëria është konsideruar në nivelet e kapjes së shtetit dhe ka probleme me një kulturë korrupsioni ka shkaktuar kriza politike. Unë kam propozuar një sërë paketash anti-korrupsion që janë këto që po bën PS tani, pro kur ne kemi ngritur problematika jemi sulmuar se nuk duam vendin. Ndodhemi në një moment kur shpallja e luftës ndaj korrupsionit si prioritet kombëtar është emergjente. Kuvendi ka një sërë mekanizmash për ta bërë këtë. Ne nuk e kemi sot mundësinë që tja lëmë kartën morale për të luftuar korrupsionin qeverisë”, u shpreh Tabaku.

Partia Socialist ftoi edhe opozitën që t’i bashkohet kësaj iniciative, por Tabaku thekson se paraprakisht duhet të njihen me punën konkrete që do të bëjë ky institucion dhe me garancinë se nuk do të preken ato që ajo i konsideron vija të kuqe: reforma në drejtësi, pavarësia e SPAK dhe roli më i madh i parlamentit për t’i kërkuar llogari qeverisë.

Ne nuk jemi njohur se çfarë do bëjë komisioni, jemi njohur vetëm me deklaratë politike. Kemi nevojë të shohim çfarë do bëjë ky komision, të koordinohemi me partnerët ndërkombëtar dhe të sigurohemi që ka disa vija të kuqe që nuk do preken që janë Reforma në Drejtësi, pavarësia e SPAK, parlamenti duhet të ketë rol më të madh për t’i kërkuar llogari qeverisë, por këtë nuk e bën dot qeveria, e bën opozita”, tha deputetja demokrate.

Megjithatë, edhe në këtë çështje, opozita paraqitet sërish e përçarë në qëndrime. E pyetur mbi situatën në Partinë Demokratike, Tabaku tha se e vetmja mënyrë për t’u bashkuar është vendosja e interesave të qytetarëve si prioritet dhe jo interesat personale.

Ka ende shumë gjëra që e ndajnë opozitën për momentin, por ne duhet të na bashkojë beteja kundër kundërshtarit dhe ky është moment shumë i mirë për t’u shfrytëzuar. Luftën kundër korrupsionit nuk e ka flamur qeveria. Ky është moment për të dalë me një platformë për t’i treguar njerëzve si mund ta bëjmë ne, të tregojmë si mund të jetë ndryshe modeli qeverisës. Kemi humbur shumë momente në të shkuarën që mund të na kishte bashkuar. Janë shumë momente që nuk janë shfrytëzuar siç duhen dhe nuk kthehet më koha pas. Nëse përfaqësuesit e PD-së do mendojnë për qytetarët dhe jo për veten e tyre, janë të gjitha mundësitë që të bashkohet, por nëse bëhen llogari të vogla që PD kthehet në një parti të vogël që llogarit sesa mandate mund të marrë në çdo qytet që mund të jenë më pak se gishtat e një dore, kjo është totalisht çështje personale dhe jo çështje që i përket as qytetarëve as demokratëve”, theksoi ajo.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.