PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve demokratë: Flakadanët në çantën e Kotit dhe Vokshit, Nallbati krijoi kaos
Disa prej deputetëve të Partisë Socialiste kanë kërkuar nga Komisioni i Etikës përjashtimin e 6 deputetëve demokratë, të cilët sipas socialistëve, në seancën plenare të 20 nëntorit krijuan kaos dhe tensione në Parlament.
Sipas socialistëve, deputetët demokratë që në nisje të seancës bllokuan foltoren e Kuvendit duke vendosur para saj si bllokadë, karriget e deputetëve, ku dy prej autorëve të këtij akti, janë deputeti Gazmend Bardhi dhe Flamur Noka.
Po ashtu, në shkresën e socialistëve thuhet se deputeti Bledjon Nallbati ka marrë nga çantat e deputeteve Sorina Koti dhe Albana Vokshi flakadanë, ndezja e së cilave krijoi kaos në sallë, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit dhe duke rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë.
Deputetët socialistë kanë kërkuar përjashtimin për 6 deputetë: Flamur Noka; Bledion Nallbati; Gazment Bardhi; Albana Vokshi; Sorina Koti dhe Flamur Hoxha.