Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka zhvilluar sot një takim me koordinatorët e partisë në 12 qarqe dhe kryebashkiakët socialistë.
“Sot me Bordin Kombëtar të PS për Diasporën, organizimi, angazhim, energji fitoreje” shkruan Rama në rrjetet sociale duke bërë publike pamjet nga takimi.
Në takimin me kryeministrin Rama, skuadra e drejtuesve politikë të Partisë Socialiste dhe kryetarët e bashkive diskutuan organizimin ndërsa kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Ndërsa Nënkryetari Kuvendi, njëkohësisht dhe i zgjedhur si drejtues politik i PS-së në Qarkun e Vlorë, Blendi Çuçi, ndau momente nga takimi ndërsa njoftoi se ” me mundësimin e votës së diasporës kemi përpara një organizim të ri elektoral, për të cilin na duhet një punë e jashtëzakonshme dhe një koordinim më i gjerë”.
Sipas tij, PS është një parti e madhe dhe forca e vetme transformuese për të çuar Shqipërinë në Bashkimin Europian.
Vendosja në fokus e diasporës vjen pasi për herë të parë, me ndryshimet në kodin zgjedhor, diaspora do të votojë me votë dërguar me postë.
“Në takimin me kryeministrin Rama, skuadrën e drejtuesve të politikës së Partisë Socialiste dhe kryetarët e bashkive. Me mundësimin e votës së diasporës kemi përpara një organizim të ri elektoral, për të cilin duhet një punë e tillë dhe një koordinim më i gjerë. PS është një parti e madhe dhe forca e vetme transformuese për të çuar Shqipërinë në Bashkimin Evropian”, deklaron ai në platformën Facebook.
Në fshatin Bardhanjor , në njësinë administrative Rrethina, banorët e kanë të pamundur të marrin një…
Korsia e re e biçikletave e nisur nga sheshi “Parrucë” ka vijuar deri në fund…
“Sfidat dhe Perspektivat e Zhvillimit të Turizmit të Qëndrueshëm” ishte fokusi i konferencës dy ditore…
Ndërhyrje e rrallë në Spitalin e Shkodrës, Grizhja: Rreth 30% e ishemive kërkojnë vendosje të…
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në…
Arratiset një i burgosur në Shënkoll te Lezhës. Sipas burimeve për RTSH, mësohet se i…
This website uses cookies.