PS miraton vetëm me votat e saj projektligjet. Salianji: Vunë përfund Parlamentin
Kanë mjaftuar 12 minuta për miratimin e 11 projektligjeve e tre akteve normative të rendit të ditës së seancës plenare. Deputetët demokratë nuk kanë marrë pjesë në diskutim e votim të projektligjeve, duke çuar në miratimin e tyre vetëm me votat e mazhorancës.
kryeparlamentarja Lindita Nilkolla pasi ka kaluar në votim të gjitha projektligjet dhe projektvendimet, ka mbyllur seancën plenare.
Deputeti demokrat Ervin Salianji në një deklaratë për media, i kërkoi mazhorancës të mos ndërhyjë në çështjet e brendshme të PD-së, ndërsa i kërkoi gjithashtu edhe bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhore.
Sipas tij, mazhoranca po fakton deklaratat e artikuluara nga demokratët, se është e përfshirë në afera korruptive.
“Votohen ligjet pa asnjë diskutim. Nuk merren me thelbin e problemit që është sot Shqipëria. Tre kërkesa kushtetuese kemi: Po kërkojmë bashkëkryetarin e Komisionit të Reformës Zgjedhores; pavarësisht se e kemi faktuar, në lidhje me frikën e mazhorancës për hetimin parlamentar për çështjet që kemi kërkuar, çka fakton që janë të përfshirë në afera korruptive; të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së”, tha Salinanji.