Lajme

PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi dhe kreu i grupit parlamentar socialist Niko Peleshi janë takuar këtë të hënë me presidentin Bajram Begaj në kuadër të propozimit të një date për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm.

PS ka propozuar datën 11 maj për mbajtjen e zgjedhjeve të 2025-ës. Lajmi u bë me dije nga vetë Klosi pas takimit me Begajn.

“Propozuam datën 11 maj. T’ju lemë më shumë kohë emigrantëve“, deklaroi Klosi.

Kujtojmë se partitë e vogla kanë propozuar datën 4 maj për mbajtjen e zgjedhjeve, ndërsa kanë deklaruar se nëse Presidenti do të pranonte datën 11 maj, do të ishte favorizim për mazhorancën. Kjo pasi sipas tyre, më 9 maj do të mbahet në Tiranë, Samiti i Komitetit politik Europian dhe mbajtja e zgjedhjeve dy ditë pas mbërritjes së liderëve botërorë në kryeqytet, mund të ndikojë si avantazh për socialistët në zgjedhje.

Sakaq, Partia Demokratike nuk ka pranuar që të takohet ditën e sotme me kreun e shtetit për propozimin e një date nga ana e tyre, për zgjedhjet.

Ndërkaq, edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po zhvillon një takim me Begajn në ambientet e Presidencës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Ndërron jetë  turisti malazez  në Lëpushë të Malësisë së Madhe  – Nuk ndihej mirë, turistët   kërkuan ndihmë

Burimet zyrtare të policisë bëjnë të ditur se, rreth orës 17:00, në fshatin Lëpushë, një…

4 hours ago

PD miraton sot kandidaturat, Berisha: Procesi më transparent që është zhvilluar në PD

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…

5 hours ago

Kane paralajmëron Interin: Jemi gjithmonë favoritë për të fituar

Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…

6 hours ago

Spektakël i garantuar në “Old Trafford”

Manchester United dhe Real Sociedad do të ndeshen të enjten në mbërmje për të siguruar…

6 hours ago

TikTok mbyllet, por… Ekspertët thirrje institucioneve që të marrin masa

Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…

8 hours ago

Inzaghi feston 200 pankina në krye të Interit

Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…

8 hours ago

This website uses cookies.