PS vijon takimet me zgjedhësit – Kandidati Besmir Lesha takohet me punonjës të bizneseve në Shkodër

Kandidati i PS-së, Besmir Lesha, është takuar me punonjës të bizneseve në Shkodër.
Gjatë këtyre takimeve, ai ka kërkuar mbështetjen e tyre, duke e cilësuar 11 majin si një moment vendimtar për zhvillimin e mëtejshëm të Shkodrës.
Punonjësit i kanë uruar sukses kandidatit Lesha në këtë garë, ku ai kandidon për deputet në Qarkun Shkodër.