Pse ndodhi kaosi global me ndërprerjen e internetit?
Ndodhi për shkak të një gabimi në përditësimin e një softueri.
Dështimi i përditësimit të një agjenti të softuerit po shkakton dështime të internetit në shkallë të gjerë.
Prandaj nuk kemi të bëjmë me një sulm hakeri.
Kjo është ajo që mësojmë nga burime të informuara.
Problemi ka të bëjë me softuerin e sigurisë kibernetike ”Crowdstrike”, i përdorur nga shumë kompani dhe administrata, i cili, për shkak të një gabimi në konfigurim, nuk po përditësohet siç duhet.
“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet e përplasjeve në hostet e Windows në lidhje me sensorin Falcon, ekipet tona teknike po punojnë në mënyrë aktive për të zgjidhur këtë problem”, shkroi ”Crowdstrike” në një alarm që konfirmoi ndërprerjen që nga ora 01:30.
Falcon Sensor nga ”CrowdStrike” është softuer i krijuar për të parandaluar sulmet kibernetike.
Një përditësim i softuerit po rrëzon kompjuterët në mbarë botën, duke çuar në përplasje në platformat Windows.
Kompjuterë të shumtë janë jashtë funksionit dhe kanë shfaqur një ekran blu pa mundur të rifillojnë./ a.jor.
Mbyllen në barazim pa gola dy sfidat e fundit të javës së 29-të të kampionatit…
Selia e Shenjtë bëri me dije se Papa Françesku ishte me humor të mirë këtë…
Kryendeshja e javës së 12-të në futbollin e femrave Vllaznia-Gramshi përfundoi me fitoren e miqve…
Vigjilja e ndeshjes mes Bajer Leverkusen dhe Bajern Mynih është ndezur prej deklaratave të Alonsos…
Edhe pse do të luajnë në një stadium të mitik siç është “Anfield Road”, PSG…
Për të rritur përqëndrimim dhe frymën e grupit në ekip në prag të derbit me…
This website uses cookies.