Pse nuk duhet të flini me ngrohësin ndezur në dhomë?

ngrohesiiii

ngrohesiiii

Ndezja e ngrohësit është gjëja e parë që mund të mendoni kur vijnë ditët e ftohta të dimrit. Por ky veprim mund të ndikojë keq në sistemin imunitar. Nëse flini me ngrohës ndezur gjatë gjithë natës, do të jeni më të prirur për t’u prekur nga infeksionet dhe sëmundje të tjera.

Fikja e ngrohësit gjatë natës, jo vetëm që do të mbrojë sistemin tuaj imunitar, por do t’ju kursejë edhe para, sepse nuk do të harxhoni energji elektrike. “Bright Side” zbulon efektet negative që mund të ketë ky veprim në shëndetin tuaj.

Mund të prishë cilësinë e gjumit.

Në mbrëmje, trupat tanë përjetojnë ulje të lehtë të temperaturës, duke sinjalizuar trupin se është koha për të fjetur. Megjithatë, kur temperatura e dhomës është e lartë, mund të pengoni procesin e termorregullimit të trupit dhe të përjetoni lodhje, siklet dhe shqetësim.

Kjo jo vetëm që do t’ju bëjë të ndiheni të mërzitur të nesërmen, por gjithashtu mund të ndikojë në rikuperimin trupor, konsolidimin e kujtesës, të mësuarit dhe procese të tjera. Kjo është arsyeja pse shtimi i një batanije më shumë në vend të ndezjes së ngrohësit mund të jetë një zgjidhje më e mirë, pasi mund ta hiqni lehtësisht një shtresë kur filloni të keni vapë.

Mund të shkaktojë dhimbje në kraharor dhe probleme me zemrën.

Ngrohësit krijojnë shumë nxehtësi, e cila rrit nivelin e monoksidit të karbonit brenda dhomës. Kjo është arsyeja pse nuk rekomandohet ta mbani atë për një kohë të gjatë, pasi nxehtësia do të rrisë CO2 mbi nivelet e sigurta që mund të jenë të dëmshme për shëndetin tonë.

Nëse e mbani ngrohësin ndezur në dhomë gjatë natës për një periudhë të gjatë kohore, mund të përjetoni dhimbje gjoksi dhe probleme të tjera të zemrës. Në këtë rast, personat që kanë sëmundje të zemrës dhe pacientët me astmë duhet të jenë tepër të kujdesshëm, pasi janë veçanërisht të rrezikuar.

Mund të thajë lëkurën tuaj.

Fjetja me ngrohës ndezur gjatë gjithë natës mund të shkaktojë tharjen e lëkurës për shkak të mungesës së lagështirës. Kjo mund të bëjë që lëkura të acarohet, të djersijë dhe të kruhet.

Mund ta bëjë ajrin në dhomë të dëmshëm.

Nëse dhoma juaj nuk është e ajrosur siç duhet, i nxehti mund të ndikojë negativisht në cilësinë e ajrit të brendshëm. Kjo mund të provokojë pasoja shëndetësore në afat të gjatë dhe mund të shkaktojë probleme të frymëmarrjes si astma, mund të shkaktojë alergji dhe disa sëmundje të tjera serioze.

Mund të dëmtojë sistemin tuaj imunitar.

Bakteret mbijetojnë më gjatë në ajër të thatë. Kjo është arsyeja pse zakonisht sëmuremi dhe gripi na zë më shpesh gjatë dimrit, kur ajri në dhomat tona është shumë më i thatë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.