Lajme

Pse nuk e takoi Rama-Belerin? Suli: Rama shkoi në Rogner sepse e dinte që Beleri nuk ishte aty!

Raportet mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe eurodeputetit të Demokracisë së Re në Greqi, Fredi Beleri, i zgjedhur kryebashkiak i Himarës, por i dënuar me 2 vite burgim për blerjen e votave  në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, ishin në vemendjen e emisionit 3D në RTSH 1 HD të drejtuar nga gazetarja Sonila Agostini. 

Sekretari i Omonias Marin Suli, krahu i djathtë i zotit Belerit, la të kuptohet se zoti Rama e ka shmangur takimin me eurodeputetin grek. 

Me doza jo të vogla ironie dhe ofendimi zoti Suli tha se kryeministri shqiptar Rama shkoi në Rogner sepse e dinte që Beleri nuk ishte aty. Ai, tha Suli, u përpoq ta kalonte situatën me batuta të një karikaturisti të dështuar. 

“Kryeministri i vendit gënjen” tha Sekretari i Omonias Marin Suli. “Shqiptarët po ikin nga Shqipëria se nuk kanë bukë të hanë” tha ai në konkluzion të situatës sipas tij shumë të vështirë në vend. Suli tha se Rama është një kryeministër amator konkludoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Rrjetet sociale dhe të rinjtë – Ekspertja Topalli: Duhet më shumë edukim dhe ndërgjegjësim

Pavarësisht mbylljes së aplikacionit TikTok në Shqipëri, të rinjtë vazhdojnë të gjejnë mënyra për të…

37 minutes ago

Fundjava me diell popullon Shëngjinin – Vizitorë të shumtë në zonën turistike, dominojnë shqiptarët e Kosovës

Pas disa ditësh me mot të paqëndrueshëm, fundjava e ngrohtë dhe me diell ka rikthyer…

42 minutes ago

Protestë për rrugën në Fushë-Milot – Rruga e “Telit” me gjatësi 1.5 km ka degraduar plotësisht, duke penalizuar 1 mijë banorë të zonës

Kjo është gjendja e rrugës së "Telit" që lidh një pjesë të zonës së Fushë-Milotit…

45 minutes ago

Leopold Von Ranke në shqip – Antologji e përkthyer nga historiani shkodran, Xherardo Nikjari

Një pjesë e shkrimeve më të rëndësishme të historianit gjerman Leopold Von Ranke janë përmbledhur…

49 minutes ago

David Tukiçi sjell “Rozafën” – Opera e mirënjohur është interpretuar nga një kast i zgjedhur artistësh

 Në vijim të stinës koncertore, orkestra simfonike e RTSH ka sjellë  operën “ Rozafa”, një…

52 minutes ago

114- vjetori i Kryengritjes së Malësisë së Madhe / Marinaj: Kjo kryengritje i parapriu shpalljes së Pavarësisë

Në Hot të Malësisë së Madhe, u përkujtua Kryengritja Antiosmane e vitit 1911, e cila…

58 minutes ago

This website uses cookies.