PSG, Luis Enrique: 31 goditje, katër shtylla…
Pas ndeshjes që eliminoi Paris Saint-Germain nga Liga e Kampionëve 2023/234, trajneri i skuadrës franceze, Luis Enrique komentoi për ‘TNT Sports’ përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmundit. “Të jem i sinqertë, mendoj se do ta kishim merituar kualifikimin”.
“Ne realizuam 31 goditje, katër herë goditëm shtyllën, më shumë se tre gola të pritshëm… Në dy ndeshjet e goditëm shtyllën gjashtë herë, por nuk shënuam. Futbolli ndonjëherë është kaq i padrejtë… Urime Borussia Dortmundit, ata janë një ekip i mrekullueshëm dhe shpresoj se mund ta fitojnë finalen”.