Luis Enrique
Luis Enrique do të ketë gjithçka në lojë në ditën e fundit të fazës së grupeve të Champions League. Në Grupin F do të jetë një sfidë në distancë: nga njëra anë PSG-ja e tij, e angazhuar në Ëestfalenstadion kundër një Dortmundi tashmë të kualifikuar, nga ana tjetër Milani dhe Neëcastle, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin në St. James’ Park.
Me një fitore parisienët do të merrnin gjithçka, kualifikimin dhe vendin e parë, ndërsa me një barazim apo një humbje rrezikonin të parakaloheshin nga një prej dy ndjekësve: “Ne kemi fatin në dorë në këtë grup të vështirë – fjalët e trajnerit spanjoll në konferencën për shtyp – Duam të fitojmë dhe ta përfundojmë grupin në krye”.
Në Sky Sport, ai ka folur edhe për momentin e komplikuar të Gianluigi Donnarumma-s: “Sa e vështirë është të jesh portier… Gabimet që bën gjithmonë janë të amplifikuara dhe flitet shumë për këtë. Kjo është shumë e padrejtë. Donnarumma është një nga më të mirët në botë, ai është një lojtar i madh brenda dhe jashtë fushës. Kur një sulmues ose mbrojtës gabon, nuk ka problem, nëse portieri gabon, veçanërisht nëse ai portier është Gigio, ka gjithmonë një rrëmujë totale… Unë kam shumë besim tek ai”.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…
Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…
Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…
Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…
Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…
This website uses cookies.