PSG, Luis Enrique: I jam mirënjohës Xavit, por kualifikohemi ne

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Barcelonës, e vlefshme për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve: “Kjo ndeshje e dytë është pak më ndryshe. Kishim kohë për të analizuar dhe përmirësuar performancën tonë. Ndeshja e parë ishte shumë konkurruese. Rezultati nuk pasqyron atë që meritonim. Rezultati më i drejtë ishte një barazim, por kështu shkoi. Ne duhet të paraqesim një version më të mirë të vetes. Jemi të bindur se do ta ndryshojmë situatën”.

“Ne nuk kishim humbur në 27 ndeshje. Ishte dita që donim më pak. Duhet të ngrihemi dhe të përmirësohemi. Nuk duhet ta ekzagjerojmë këtë humbje, duhet ta pranojmë. Duhet të përgatitemi për të dhënë një paraqitje të mirë nesër. Ne duam t’u japim gëzim mbështetësve tanë”.

“Do të bëj gjithçka për të fituar. Xavi është në nivele të larta, këtë e dëshmojnë rezultatet. Nganjëherë ishim dukshëm superiorë, me përjashtim të 25 minutave në të cilat Barça kishte tre ose katër goditje nga këndi. Dhe me një goditje këndi përmbysi rezultatin. Nesër do të jetë një ndeshje e komplikuar për të dyja skuadrat”.

“Ne kemi synimin dhe ambicjen për të kaluar. Komplimente nga Xavi? I jam shumë mirënjohës atij. Kam ndarë shumë gjëra me të te Barça. Si kapiten ai kishte gjithmonë sjellje të patëmetë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.