Categories: BotaLajmeSportFutboll

PSG-Milan, dy trajnerët flasin në prag të sfidës

Dita e mërkurë rezervon një përballje interesante mes Paris Sënt Zhërmë dhe Milanit, sfidë e vlefshme për raundin e tretë në Grupin F të Champions League. Milan ka vetëm një pikë në dy ndeshje cka e bën situatën edhe më të vështirë. Trajneri i Milanit Stefano Pioli ka folur në lidhje me këtë përballje.

“Fatkeqësisht nuk kemi fituar ende në dy ndeshjet e para. Dy përballjet kundër PSG-së do të jenë shumë të rëndësishme. Shpresoj që të mos jetë vendimtare dhe besoj se ky grup do të vendoset në ndeshjen e fundit. Kemi zhvilluar dy ndeshje të nivelit të lartë me ritëm, intensitet dhe energji. Pastaj futbolli është i çuditshëm dhe i paparashikueshëm. Si do e ndalim Mbapen? Do të na duhet që ta mbajmë sa më shumë topin në zotërim. Duhet të jemi shumë kompaktë dhe aggressive”, tha Pioli.

Skuadra e PSG ndodhet në vendin e dytë në kuotën e tre pikëve dhe humbja turpëruese ndaj Njukaswllit duhet të harrohet shpejt, këtë e përmendi edhe Luis Enrique në konferencën për shtyp.

“Ishte një ndeshje që mund të kishim bërë më mirë, ne jemi shumë të zemëruar për këtë. Dihet se çfarë vlere ka Milan, është një skuadër e madhe dhe si të gjitha ekipet ka ulje dhe ngritje. Për mendimin tim Milan po bën shumë mirë tani, mënyra si luan me topin, trajneri që ka është në një moment të mirë. Prandaj thonë se ky është grupi i vdekjes”, tha Luis Enrike.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Statistikat e Milanit, Conceicao më keq se Fonseca

Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…

9 hours ago

Gjermani- Makina futet në mes të turmës, 2 viktima dhe 25 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…

9 hours ago

“Plan për armëpushim në Ukrainë” – Sipas Francës testohet Rusia, Britania mohon të ketë marrëveshje

Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…

9 hours ago

Prej dekadash në Gjermani, por të pashkëputur nga gjuha, kultura e tradita shqiptare

Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…

9 hours ago

100-vjetori i vrasjes së Luigj Gurakuqit, organizohet në Bari ceremonia përkujtimore

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…

9 hours ago

RENEA arreston 46-vjeçarin me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…

10 hours ago

This website uses cookies.