Psikologët, mblidhet asambleja e jashtëzakonshme/Radovani: I rëndësishëm miratimi i statutit por edhe kauza për të cilën po luftojmë
Edhe në Shkodër paralel me të gjithë vendin u mblodh asambleja e psikologëve. Rreth 70 anëtarë të urdhërit të psikologëve krahas miratimit të rendit të ditës kanë të drejtë vote për të zgjedhur presidentin e ri të urdhërit të psikologëve. Kandidati i vetëm është Altin Nika. Për psikologët kjo asamble është e një rëndësie të veçantë jo vetëm për miratimin e statutit të ri por edhe kauzën për të cilën prej muajsh po kërkojnë. Krahas zgjedhjes së kreut të ri të urdhërit të psikologëve, rendi i ditës përcaktonte miratim të statutit si dhe shkarkimin e ish-presidentes Valbona Treska.