Categories: LajmeRajoni

Publikohet fotoja e veçantë e komandantit Adem Jasharit në Muzeun e Krujës

Në 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës ndau një foto të veçantë të Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Në vitin 1992 Adem Jashari me shokët e tij vizituan Muzeun Muzeu Historik dhe Etnografik të Krujës. Ata kanë fiksuar në një fotografi këtë moment të veçantë.

Adem Jashari lindi më 28 nëntor të vitit 1955 në Prekaz të Skenderajt. Pas shuarjes së të gjitha institucioneve të Kosovës më 1990, ideja për t’u organizuar në aspektin ushtarak merr një dimension të ri. Me 3 nëntor të vitit 1991, në Shqipëri shkoi një grup veprimtarësh për t’i kryer ushtrimet e duhura ushtarake dhe për t’u stërvitur për luftën e armatosur.

Më 5 mars 1998, që në orët e hershme, forca të mëdha të policisë serbe kishin mësyrë Prekazin. Një pikë zjarri, e stacionuar që herët në lokacionin e fabrikës së municionit, që ishte në afërsi të shtëpisë së Jasharëve, ishte përforcuar me mjete të rënda artilerike. Përforcimet e forcave serbe kishin ardhur edhe nga drejtimi i Klinës, Mitrovicës dhe Gllogovcit. Sulmi mbi Jasharët nis rreth orës gjashtë të mëngjesit.

Në shtëpi ndodheshin pothuajse tërë anëtarët e familjes. Sulmi mbi Jasharët dhe qëndresa heroike e tyre zgjatë tri ditë: më 5, 6 dhe 7 mars 1998.  Kjo luftë heroike, në historinë e re të Kosovës njihet me emrin Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Moti- Dita e sotme me vranësira të shtuara dhe reshje shiu

Për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga pothuajse të njëjtat…

3 hours ago

UEFA Nations League, Kombëtarja e vajzave mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Çekisë

Kombëtarja shqiptare e vajzave ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në Grupin B4 të…

3 hours ago

Takimi me Trump, Macron: Paqja nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës

Presidenti francez, Emanuel Macron ka deklaruar se paqja "nuk duhet të nënkuptojë dorëzimin e Ukrainës"…

3 hours ago

Bardhi: Qeverisja e Edi Ramës, 12 vite të humbura për Shqipërinë

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka zhvilluar një takim në Lombardi,…

3 hours ago

Rama për gazetën greke “Ta Nea”: Duhet të zgjidhet ligji i luftës, përcaktimi i zonës detare

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë, si dhe profili i kryeministrit, Edi Rama, ka qenë në…

3 hours ago

Ozil në politikë, i bashkohet partisë së Erdogan

Mesut Ozil hyn në politikë. Ish-mesfushori gjerman me origjinë turke, i cili njoftoi tërheqjen nga…

15 hours ago

This website uses cookies.