Publikohet strategjia e mbrojtjes sociale 2024-2030

mbrojtjes sociale
Një strategji e re mbi mbrojtjen sociale synon të përmirësojë mbështetjen për grupet vulnerabël të shoqërisë duke garantuar shërbime më të zgjeruara dhe shpërndarje më të drejtë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nxori për konsultim dokumentin që parashikon politikat në harkun kohor 2024-2030, duke u ndalur nga familjet në skemën e ndihmës ekonomike, tek të moshuarit dhe fëmijët.
Strategjia referon si vizion të saj : “Mbrojtje sociale në një mjedis mundësues dhe fuqizues për çdo individ në nevojë, duke garantuar jetesë dinjitoze përgjatë ciklit të jetës”.