“Puka Agro-Fest 2024” – Rreth 150 fermerë ekspozojnë produktet bujqësore dhe blegtorale bio
Rreth 150 fermerë janë bashkuar në qendër të Pukës në panairin “Puka Agro-Fest” 2024 për të ekpozuar produktet bujqësore dhe blegtorale të kësaj zone.
Produktet bio, të prodhuara nga dora e vetë fermerëve, janë ekspozuar për dhjetëra qytetarë dhe vizitorë, duke i dhënë jehonë kulturave të cilat deri tani kanë qenë pjesë e traditës, ndërsa tashmë shihen si një mundësi biznesi dhe zhvillimi ekonomik.
Panairi i produkteve bujqësore dhe blegtorale, “Puka Agro Fest”, është kthyer në një traditë të bukur për qytetin e Pukës.