Puka ndez dritat festive – Dodaj: Nisim një muaj me plot evente, më shumë argëtim për çdo moshë
Puka si asnjeherë tjeter u ndriçua mbrëmjen e 4 dhjetorit, teksa Bashkija e qytetit ndezi dritat e bredhit.
Sheshi përpara Bashkisë Pukë u kthye në një qendër argëtimi duke nisur nga të vegjlit e deri tek mosha e tretë.
Bashkia Pukë premton një muaj me aktivitete të larmishme me qëllim jo vetëm argëtimin e banorëve të zonës atje, por dhe tërheqjen e turistëve vendas e të huaj në këtë fundvit.