Puka turistike në dimër, një atraksion mjaft i pëlqyer nga vendas e të huaj

Puka turistike në dimër

E pasur me bukuri natyrore, histori, kulturë dhe gastronomi, Puka është kthyer në një destinacion mjaft të pëlqyer turistik në çdo stinë të vitit.

Numri i vizitoreve vendas dhe të huaj po vjen gjithnjë në rritje.

Gjatë dimrit po tërheq mjaft vëmendje sporti i aventurës, ku është ngritur dhe zip-line më i madh në Ballkan me gjatësi 1.200 metra, lartësi 20 metra dhe shpejtësi që arrin 80–100 km në orë.

Nënkryetari i Bashkisë së Pukës, Ferid Ringaj, thotë se po punohet me të gjithë aktorët dhe faktorët për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

Puka ka një turizëm gjithë vjetor, pra, turizëm të katër stinëve. Adrenalina dhe e bukura e saj qëndron në madhështinë dimërore, me borën dhe natyrën fantastike, po ashtu me turizmin natyror, historik e aventuror. Kemi shumë shtigje malore të markuara, që mund të eksplorohen. Po punojmë ngushtësisht me aktorë të ndryshëm që ato mundësi që ka Puka t’i kthejmë në zona zhvillimore,” thotë z. Ringaj.

Në fillim të muajit janar në Pukë u zhvillua dhe festivali dimëror, duke i dhënë gjallëri qytetit të vogël malor për tri ditë e net me radhë.

Synimi është që ky event të kthehet në një traditë të përvitshme, që promovon traditën kulturore të qytetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.