Puka Turistike/ Vizitorë vendas dhe të huaj preferojnë këtë qytet E transformua…

Puka Turistike Vizitore vendas dhe te huaj preferojne kete qytet
Puka Turistike/ Vizitorë vendas dhe të huaj preferojnë këtë qytet
E transformuar nga themelet, Puka është shndërruar në një destinacion të ri turistik.
Natyra e virgjër, ajri i pastër, mikpritja dhe ushqimet bio janë disa prej asrsyeve që Puka vitet e fundit është kthyer ne atraksion turistik. Përparim Laçi, operator turistik, thotë se këtë vit ka më shumë turizëm, por edhe mbeten problematika siç është marrja e certifikatave të pronësisë, gjë e cila ka penalizuar përfitimin e projekteve si dhe mungesa e njësive akomoduese.
Një grup turistësh të ardhur nga Franca kanë vendosur që të përshkojnë disa qytete në veri të vendit si dhe në pjesën e Malit të Zi.
Vij Nga Franca. Këtu është shumë bukur, më pëlqën natyra dhe mikpritja shumë. Është hera e parë dhe besoj se do të kthehemi sërish
– Edhe unë jam nga Franca. Po udhëtojmë me shoqe në disa qytete. Më bëri shumë përshtypje natyra e mahnitshme, por do kisha sugjeruar mbase pak vëmëndje në rrugë. Ishte bukur rruga me kthesa, sepse të jep adrenalinë me motor, por mbase duhet më shumë mirëmbajtje. Jemi të kënaqur.
Inkurajimi i shtimit të bujtinave dhe investimeve nga sipërmarrësit si dhe zgjidhja e problemit të certifikatave të pronësisë janë çeshtjet që kryebashkiaku Rrok Dodaj ka në focus.
Puka, parajsa e fshehur e turizmit dhe aventurës duket se do vijojë të jetë në top listën e vizitorëve vendas dhe të huaj.