Pukë, arrestohet 27-vjeçari/Policia i gjeti 29 kg kanabis

Policia e Pukës,në bashkëpunim me policinë e Shkodrës ka arritur të ndalojë dhe të prangosë në Fushë-Arrëz shtetasin 27-vjeçar, Nikoll Hasani, pasi kishte kultivuar 280 bimë nga të cilat kishte prodhuar 4 thasë të mbushur me 29 kilogramë kanabis.

Shtetasi Hasani ishte i shpallur në kërkim nga policia si pjesë e operacionit antidrogë “Alpet e Pastra”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale për rastet e kultivimit të bimëve narkotike, në terrene të hapura, të goditura më parë, nga Policia, në kuadër të megaoperacionit anticannabis të koduar “Alpe të pastra”.

Ishte shpallur në kërkim në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit, pasi kishte kultivuar 280 bimë cannabisi dhe kishte prodhuar 29 kilogramë të kësaj lënde, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të implikuar në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, raste të së cilës janë goditur nga Policia e Shkodrës, në kuadër të megaoperacionit të koduar “Alpe të pastra”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim N. H., 27 vjeç, banues në fshatin Arst, Fushë Arrëz.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar 27-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, në mungesë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më datë 18.08.2023, shërbimet e Policisë së Shkodrës, në kuadër të fazës së 13 të megaoperacionit policor “Alpe të pastra”, gjetën të kultivuara në afërsi të banesës së shtetasit N. H., 280 bimë narkotike cannabis sativa, si dhe 4 thasë të mbushur me rreth 29 kilogramë të kësaj lënde narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

12 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

12 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

12 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

12 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

14 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

14 hours ago

This website uses cookies.