Pukë, dëme në rrugë, ura dhe shtëpi – Dodaj: Shqetësim mungesa e energjisë elektrike
Reshjet e shiut dhe dëborës që shoqëruan vendin gjatë muajit nëntor kanë sjellë dëme të shumta në rrethin e Pukës.
Kryebashkiaku Rrok Dodaj thotë se shqetësim mbetet shkëputja e vazhdueshme e energjisë elektrike, si dhe dëmtimet në rrugë, ura dhe shtëpi.
Dodaj tha se ka ngritur grupin e punës për evidentimin e dëmeve dhe në fillim të javës do të jetë gati raporti i cili do i adresohet më pas emergjencave civile me qëllim riparimin e dëmeve të shkaktuara nga kushtet atmosferike.
Edhe muaj dhjetor në Pukë ka nisur me shi dhe stuhi ere, të cilat kanë sjellë sërish mungesë në furnizimin me energji elektrike në disa fshatra.