Pukë – Obelisk në nderim të martirëve të lirisë, u ekzekutuan pa gjyq 98 vjet më parë
Në sheshin kryesor të qytetit të Pukës është organizuar ceremonia e vendosjes se obeliskut kushtuar martirëve të lirisë, Ndrekë Markiçi, Ndue Dashi, Dedosh Jaku, Çun Gjergji, Hilë Caka dhe dom Gjon Gazulli, të cilët 98 vite më parë, u ekzekutuan pa gjyq nga qeveria komuniste.
Realizimi i këtij obelisku përkujtimor vjen si bashkëpunim midis Bashkive Pukë e Fushë – Arrës dhe të afërmve të këtyre martirëve.
Gjithashtu me vendim të Këshillit Bashkiak të Pukës, njërës prej rrugëve kryesore të qytetit i’u vu emri Ndoc Mark Deda, i njohur si atdhetar i flaktë në luftë kundër pushtuesit.
Pas ceremonisë në Pallatin e Kulturës të Pukës u zhvillua edhe një sesion shkencor, ku studiues e historian evidentuan kontributin e qëndresën heroike të 6 martireve të rënë për liri, të cilët me vendim të Këshillat Bashkiak Pukë e Fushë-Arrës u vlerësuan me titullin Qytetar Nderi, pas vdekjes.