Pulë e pjekur me hudhra dhe rozmarinë

Përbërësit

 1 kg pulë e freskët

  • 8 thelpinj hudhre të ndarë në dy pjesë
  • 2 lugë gjelle me rozmarinë ose disa degëza rozmarinë
  • 2 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle me gjalpë të freskët
  • Kripë
  • Piper i zi

Përgatitja

Si fillim, parangrohni furrën e sobës në temperaturë maksimale.

Pulën e freskët pasi ta keni pastruar dhe ndarë në copa thajeni nga lëngjet përmes një pecete kuzhine.

Vendoseni në një tenxhere me vaj ulliri dhe gjalpë të freskët, kaurdisini copat e pulës nga të dyja anët, kriposeni dhe shtoni 2 gota ujë e gjysmë.

Lëreni të zjejë për 15 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri.

Më pas, në një tavë ku keni shtruar më parë letër pjekjeje, vendosni copat e mishit të pulës, spërkatini më hudhrat e prera, rozmarinën dhe piperin e zi.

Provojeni nëse ka kripë sa duhet.

Hidhini përsipër lëngun e mbetur të pulës së zjerë dhe futeni të piqet në furrë derisa të mbetet me pak lëng dhe sipërfaqja e thelave të pulës të marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë.

Kjo recetë fantastike shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, salca të ndryshme si salcë kosi me arra dhe kastraveca, perime të pjekura, supa të ndryshme etj.

Pula e pjekur me hudhra dhe rozmarinë mund të shoqërohet plot shije edhe me turshi të ndryshme shtëpie.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.