Pulë me limon dhe gjalpë të freskët
(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)
- Një pulë e freskët 1 kg
- 2-3 lugë gjelle me vaj ulliri
- Kripë
- Piper
- 1 gotë me lëng pule ose ujë
- 60 gr gjalpë i freskët fshati
- 10 hudhër
- 90 ml lëng limoni
- 3-4 degë rozmarine ose disa gjethe borzilok (erëzat mund t’i zgjidhni sipas preferencës)
Përgatitja
SI fillim pastroni mishin e pulës në ujë të bollshëm dhe ndaheni në disa copa.
Në një tigan pak të thellë hidhni vajin e ullirit dhe e vendoseni në zjarr që të ngrohet.
Vendosni copat e mishit të pulës në tigan që të skuqen lehtë. Mjafton që të marrin një ngjyrë të artë nga të gjitha faqet.
Nga 4-5 minuta në secilën anë do të ishte idealja.
Mos harroni t’i hidhni kripë dhe piper sipas dëshirës, që mishi të marrë shijen e duhur.
Më pas, hiqni mishin e pulës nga tigani dhe vendoseni në një pjatë me letër kuzhine, në këtë mënyrë do të përthithet yndyra e tepërt.
Tek tigani shtoni gjysmën e lëngut të mishit të pulës ose ujin, përziheni pak dhe lëreni në zjarr mesatar.
Pasi t’i keni qëruar hudhrat, shtojini në tigan bashkë me gjalpin e freskët.
Me një lugë druri përzieni masën e krijuar dhe lëreni të kthejë valë pa i vendosur kapakun.
Kalojini përsëri copat e mishit të pulës në tigan, dhe shtoni dhe pjesën e mbetur të lëngut të mishit.
Vendosini tiganit një kapak dhe lëreni të ziejë për 15-20 minuta.
Gjatë kohës që ajo vlon,shtoni nga pak ujë.
Pasi të jetë ziejë, hidhini lëngun e limonit dhe rozmarinën ose borzilokun, lëreni në zjarr të ulët dhe për dhjetë minuta ose derisa mishi i pulës të jetë.