Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Shtypshkronja e Letrave me Vlerë

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për prodhimin dhe kontrollin e pullave fiskale nëpërmjet shoqërive shtetërore, po punon aktualisht për krijimin e një shoqërie të re, që do të funksionojë nën administrimin e Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë (SHLV) për procesin e prodhimit dhe shpërndarjes së pullave fiskale.

Shoqëria e re, bën me dije Ministria e Financave, do të fillojë veprimtarinë gjatë muajit mars.

Kjo shoqëri do të zbatojë teknologji moderne dhe procese të avancuara, me mbështetjen edhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve.

Ministria sjell në vëmendje se periudha tranzitore nga përfundimi i kontratës së koncesionarit, në fund të vitit 2024 deri në fillimin e prodhimit të pullave fiskale nga shoqëria, ka parashikuar të drejtën e përdorimit të pullave të porositura deri me datë 31 mars 2025.

Sipas Ministrisë, përmirësimi i efikasitetit të sistemit të pullave fiskale do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të proceseve tregtare që garantojnë bashkëpunimin ndërkombëtar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.