Categories: LajmeSociale

Punë dore nga leshi i deles rudë, risitë dhe ruajtja e traditës

Punët e dorës nga shajaku janë një traditë e hershme e artizaneve dhe grave kuksiane, por rikthehen tashmë për të gjithë blerësit, të cilët duan këta punime të veçanta.

Lirie Kotarja thotë se punimin e leshit të deles rudë e ka mësuar nga nëna e saj. Sot krahas teknikës së vjetër të përpunimit të leshit ajo ka ndërthurur teknika të reja, duke siguruar kështu këtë material të rëndësishëm, nga ku nxjerr punimet e saj tradicionale.

Dikur nga leshi i deles rudë është punuar çdo gjë me vegjë, si sixhade, shoka, përparëse etj.  Sot Lirija tregon se kanë arritur të krijojnë edhe aksesorë, zbukurime, dhurata me motive kombëtare.

Procesi pas larjes së leshit, përpunimit, ngjyrosjes vazhdon me krijimin e këtyre punimeve me gjilpërë. Blerësit më të shpeshtë janë emigrantët.

E sigurisht në një punishte artizanale të vogël nuk mund të mungojnë disa punime të veçanta, që janë ruajtur me fanatizëm për më shumë se 50 vjet.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Botës 2026: Ndahen vazot për shortin e kualifikueseve, Shqipëria pozicionohet në vazon 3

Pas përfundimit të ndeshjeve të grupeve të UEFA Nations League, janë ndarë vazot për shortin…

13 hours ago

“Libra të një kohe tjetër” – Ekspozitë historike me tekstet shkollore të periudhës së diktaturës

“Libra të një kohe tjetër” është ekspozita me karakter historik, organizuar nga Biblioteka “Marin Barleti”…

13 hours ago

PL prezanton programin në Shkodër -Blushi: Askush nuk mund të nëpërkëmbë fatet e këtij qytetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka zhvilluar një takim me strukturat…

13 hours ago

Digjitalizimi i xhubletës – Dy vite nga pranimi në UNESCO, veshja e lashtësisë ka sfidat e saj

Xhubleta, kjo veshje që dikur shtrihej në pellgun e Mesdheut, sot ndodhet e ruajtur dhe…

14 hours ago

“Ditët e Mjedës” – Edicioni i XIX i manifestimit artistik, kulturor dhe promovues

Qendra muzeore “Ndre Mjeda” në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Shoqërore të UNISHK, Bashkinë Vau-Dejës…

14 hours ago

Rrjeti elektrik i amortizuar – Banorët e Samrishit të Poshtëm: Qëndrojmë me orë të tëra pa energji elektrike

Mungesa e energjisë elektrike në fshatrat e njësisë administrative të Dajçit në bashkinë e Shkodrës…

14 hours ago

This website uses cookies.