Punë jashtë qelive të Reçit, drejtori i burgut: Kush ka sjellje të mirë, dënimin drejt fundit

Të burgosurve të cilët janë në përfundim të dënimit në Burgun e Reçit do t’i jepet mundësia të integrohen dhe të punojnë jashtë ambienteve të rrethuar me tela dhe gjemba.

Për emisionin “Jetë Shqiptare”, drejtori i burgut, Sokol LLeshi thekson se kjo mundësi punësimi ka target vetëm të dënuarit të cilët i kanë mbetur më pak se 2 vjet dënim.

Burgu i Reçit u hap në vitin 2018, fillimisht si burgi i zakonshëm e më pas me urdhër të ministrisë së Drejtësisë , si burg i Sigurimit të Lartë. Ka kapacitet 860 të dënuar e të burgosur, të akomoduar, rreth 650 të dënuar, të paraburgosur.

Burgu ka 6 muaj që është institucioni i sigurisë së lartë, kemi mbi 20 të dënuar me burgim të përjetshëm. Por ka edhe të dënuar me mbi 20 apo 25 vjet burg dhe janë persona më shumë problematikë se këta të sigurisë së lartë.

Sistemi i burgjeve të ndërthurura me atë Policisë bashkëpunojmë me sektorin juridik, atë të edukimit, logjistik të gjithë bashkë deri më tani nuk kemi pasur asnjë shqetësim nga të dënuarit, përveçse ato që lidhen jo me sigurinë.

Do bëhet një kontratë në rrethin e Shkodrës në qytetin e Koplikut e cila lidh të dënuarit me këto subjekte. Sipas kontratës, të gjithë të dënuare të cilët kanë mbetur më pak se 2 vjet dënim do të integrohen me firma dhe kompani të ndryshme në zonën e Koplikut apo në qytetin e Shkodrës”, tha Lleshi.

Po si është koncepti për burgun sot, a është vërtet aq i zymtë sa vetë imazhi dhe si jetojnë ata rrethuar me tela të me gjemba?

Lleshi tregon se në bashkëpunim me Kishën Katolike si edhe me shkollat profesionale, të burgosurve u mundësohet zhvillimi i kurseve sikurse ai i gjuhëve të huaja.

Ai shton se momentalisht janë në proces të hapjes së disa kurseve sikurse për elektrik, hidraulik.

Aktualisht në bashkëpunime me shoqata të ndryshme, me kisha katolike, shkolla profesionale kemi hapur disa kurse, sikurse kursi i gjermanishtes I cili frekuentohet edhe nga të dënuar edhe nga të paraburgosur. Në bashkëpunim me shkollat profesionale në, jemi në proces të hapjes së disa kurseve për elektrik, hidraulik”, shton Lleshi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.