Punësimi arriti nivelin 68,3% në tremujorin I, shërbimet ndër kontributorët kryesorë

Punësimi arriti nivelin

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e anketës së forcave të punës për 3-mujorin e katërt të vitit 2024.

Sipas Elsa Dhulit, drejtoresha e INSTAT-it, shkalla e punësimit për popullsinë 15 deri 64 vjeç është 68,3 për qind, duke shënuar një rritje vjetore me 1,6 pikë përqindje dhe një rënie tremujore me 0,8 pikë përqindje. Ndërkohë papunësia ka pësuar tkurrje.

Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, në tremujorin e katërt 2024, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8 për qind, duke shënuar një ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje dhe një rritje tremujore me 0,7 pikë përqindje,” deklaroi znj. Dhuli.

Ndërkohë ka pësuar edhe pjesëmarrja e forcës së punës.

Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, në tremujorin e katërt 2024 për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,5 për qind me një rritje vjetore 1,2 pikë përqindje dhe ulje tremujore me 0,4 pikë përqindje,” tha drejtuesja e INSTAT-it.

Dhuli tregoi gjithashtu se cili është sektori me ndikimin më të madh.

Të tre sektorët kanë ndikuar: industria, bujqësia dhe shërbimet, por fokusi kryesor ka qenë te shërbimet,” u shpreh znj. Dhuli.

Publikimi, i cili reflekton një rivlerësim të treguesve të tregut të punës, bazohet në të dhënat e reja të Censit 2023.

Ndryshimet e treguesve, sipas znj. Dhuli, janë gjithashtu një reflektim i dinamikave ekonomike sociale të viteve të fundit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.