Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat e anketës së forcave të punës për 3-mujorin e katërt të vitit 2024.
Sipas Elsa Dhulit, drejtoresha e INSTAT-it, shkalla e punësimit për popullsinë 15 deri 64 vjeç është 68,3 për qind, duke shënuar një rritje vjetore me 1,6 pikë përqindje dhe një rënie tremujore me 0,8 pikë përqindje. Ndërkohë papunësia ka pësuar tkurrje.
“Shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, në tremujorin e katërt 2024, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 8,8 për qind, duke shënuar një ulje vjetore me 0,8 pikë përqindje dhe një rritje tremujore me 0,7 pikë përqindje,” deklaroi znj. Dhuli.
Ndërkohë ka pësuar edhe pjesëmarrja e forcës së punës.
“Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, në tremujorin e katërt 2024 për popullsinë 15-64 vjeç, është 75,5 për qind me një rritje vjetore 1,2 pikë përqindje dhe ulje tremujore me 0,4 pikë përqindje,” tha drejtuesja e INSTAT-it.
Dhuli tregoi gjithashtu se cili është sektori me ndikimin më të madh.
“Të tre sektorët kanë ndikuar: industria, bujqësia dhe shërbimet, por fokusi kryesor ka qenë te shërbimet,” u shpreh znj. Dhuli.
Publikimi, i cili reflekton një rivlerësim të treguesve të tregut të punës, bazohet në të dhënat e reja të Censit 2023.
Ndryshimet e treguesve, sipas znj. Dhuli, janë gjithashtu një reflektim i dinamikave ekonomike sociale të viteve të fundit.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mblodhi sot selinë blu për miratimin e kandidaturave që…
Harry Kane ishte sërish një nga protagonistët e mëdhenj të fitores së Bayern në Champions…
Manchester United dhe Real Sociedad do të ndeshen të enjten në mbërmje për të siguruar…
Njoftimi për mbylljen e TikTok nuk do ta frenojë plotësisht aksesueshmërinë në këtë platformë. Ndërsa…
Një mbrëmje e veçantë, e festuar me kalimin e turit dhe kualifikimin në çerekfinale të…
SHBA ka rritur presionin ndaj Rusisë për të pranuar propozimin e armëpushimit 30-ditor me Ukrainës.…
This website uses cookies.