Lajme

Punësimi i pensionistëve, avokati Ilia: Vitet e fundit është rritur kërkesa. Ja sektorët ku mund të punojnë

Sa e zakonshme është për pensionistët në Shqipëri të kërkojnë punë pas daljes në pension dhe cilët janë sektorët kryesorë ku tregu i punës ka nevojë për përvojën e tyre? Këtyre pyetjeve u ka dhënë përgjigje në “Mirëmëngjesi Shqipëri” avokati Kondi Ilia.

Ky i fundit u shpreh se numri i pensionistëve që kërkojnë të vazhdojnë marrëdhëniet e punës është rritur gjatë viteve të fundit.  

Shkaqet, sipas Ilias, janë disa, duke përmendur këtu nevojën e pensionistëve për të pasur fitime më të mëdha se sa ç’mund t’u ofrojë pensioni.

Numri i pensionistëve që kërkojnë që të vazhdojnë marrëdhëniet e punës është rritur vitet e fundit. Kjo vjen për shkak dhe të të qenit aktiv të të moshuarve.

Pra, nuk e konsiderojnë më daljen në pension si një cikël të mbyllur të jetës së tyre, por ata janë aktiv dhe duan të vazhdojnë të kontribuojnë. Kjo ndodh dhe për shkak të nevojës që ata kanë për të pasur fitime më të mëdha se sa mund të jetë pensioni. Duke qenë se ligji përcakton 0.5% në muaj për çdo muaj apo periudhë pas moshës së daljes në pension, duan të kenë një pension më të lartë nga momenti që mbushin moshën”, deklaroi eksperti ligjor.

Ilia u ndal më tej dhe te disa prej sektorëve ku mund të ofrojnë përvojën e tyre, pensionistët.

Mjekësia, avokatia, pedagogjia dhe sektori privat, janë prej këtyre sektorëve.

 “Ne si union i sindikatave nga statistikat që kemi, pjesa më e madhe janë në mjekësi. Mjekët e praktikojnë këtë gjë, që vijojnë marrëdhënien me punën edhe pas daljes në pension, pedagogët, avokatët.

Sektori i shërbimit, në sektorin privat. Në sektorin e ndërtimit s’mund të pretendojmë se kanë  fuqi dhe aftësi fizike.

Kjo është një qasje që kohët e fundit lind si nevojë. Janë bërë dhe propozuar disa ndryshime ligjore të cilat kanë mbetur në sirtarë. Ka patur një propozim në 2018, që pas moshës së daljes në pension të mos paguajnë kontribute. Kjo kategori personash që zgjedhin të punojnë e të mos marrin pensionin paguajnë detyrimet shoqërore dhe shëndetësore”, tha Ilia në fjalën e tij.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

4 seconds ago

Korsitë e biçikletave dhe “PAK” – Beqiri: Janë pakësuar parkingjet për personat me aftësi të kufizuara

Ndërtimi i korsive të biçikletave në Shkodër, një investim i bazuar në planin e mobilitetit…

3 minutes ago

Mes emigracionit dhe të ardhmes në vendlindje – Gjimnazistët e Malësisë së Madhe e shohin më shumë të ardhmen në Shqipëri

Ndërkohë që sondazhet tregojnë se një përqindje e lartë e të rinjve shqiptarë e shohin…

8 minutes ago

Komedi premierë në kinema “Republika”  – “Dashuri me këste” është projekti i parë kinematografik për Gerti Palalin si regjisor

“Dashuri me këste”, një komedi romantike shqiptare, pati premierën e vet në Kinema “Republika” në…

11 minutes ago

Dëmtimi i investimeve publike – Bashkia Shkodër thirrje qytetarëve të raportojnë aktet vandale

Dëmtimi i investimeve publike nga qytetarë të papërgjegjshëm vijon të mbetet një problem shqetësues në…

15 minutes ago

“Shkodra, Qyteti Evropian i Sportit 2025” – Titulli pritet të jetë shtysë për zhvillimin ekonomik dhe turistik të qytetit

“Shkodra, Qyteti Evropian i Sportit 2025” përbën një mundësi e madhe për transformimin e qytetit…

19 minutes ago

This website uses cookies.