Punësimi i personave me aftësi ndryshe / Nga Zyra e Punës në Shkodër në dy vite janë punësuar rreth 35 persona
Përgjatë viteve 2022-2023, Zyra e Punës në Shkodër ka shtuar ndjeshëm vëmendjen për punësimin e personave me aftësi ndryshe.Drejtorja e këtij institucioni Rozafa Zmijani thotë për RTSH Shkodra se në dy vite janë punësuar rreth 35 persona nga kjo kategori, pranë bizneseve të ndryshme.
Nga programet e vetëpunësimit janë tre persona që kanë aplikuar dhe kanë fituar dhe aktualisht vijojnë me sukses biznesin.
Ligji për Nxitjen e Punësimit vendos detyrimin mbi punëdhënësit që kanë të punësuar mbi 24 persona, që të punësojnë një person të kësaj kategorie, por drejtorja e Zyrës së Punës pranon se ky ligj nuk ka gjetur zbatim.
Personat me aftësi të kufizuar janë një ndër grupet më vulnerabël dhe padiskutim në vitet e funidit është shtuar ndjeshëm vëmendja, jo vetëm në integrim shoqëror, por edhe në atë tregut të punës.