Punësimi i të diplomuarve të drejtësisë- Vetëm 10% e 3500 studentëve punësohen 2 vitet e para
Çdo vit në Shqipëri përfundojnë studimet për drejtësi 3500 studentë. Po vetëm 10 përqind e tyre arrijnë të sigurojnë punë gjatë dy viteve të para, edhe pse tregu i punës ka nevojë të dukshme për juristë.
Ish- ministri i drejtësisë, Eduard Halimi e solli faktin të martën në çelje të edicionit të dytë të gjyqit të stimuluar në shqip.
“Problem është evidentuar mungesa e praktikës në universitete për përgatitjen e akteve juridike nga ana e studentëve. 16 skuadra do të përballen me një short të hedhur ditë më parë dhe do të jetë një ndeshje fantastike deri në atë finale”, tha Halimi.
Organizimi sipas një konkursi televiziv dhe ballafaqimi me praktikat gjyqësore me juristë edhe përtej kufijve në rajonin ku kudo flitet shqip ka mbledhur akademikë e juristë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut që kanë rënë dakord të bashkohen institucionalisht për mbajtjen e tij.
Por ish- deputeti kujton edhe problemet në të folur të deputetëve.
Edhe më shpresëdhënës për projektin sipas z.Halimi shfaqet niveli i fituesve të vitit të kaluar.