Punësimi në fabrikat e përpunimit të ujit – Kryebashkiaku Curri: Papunësia në Fushë -Arrëz është e lartë

Jo çdo kush e ka të mundur të punësohet në shtet. Një numëri i lartë i banorëve të Bashkisë së Fushë-Arrëzit janë të punësuar në sipërmarrjet private ato të përpunimit të ujit duke qënë se rrethi i Pukës merr ujë nga burime të maleve me lartësi deri në 1600 metër.
Bashkia e Fushë Arrëzit është një nga bashkitë më të varfëra në Shqipëri, për shkak të terrenit shumë të thyer malor, rrugëve të këqija dhe mungesës së punësimit. Pasuritë natyrore të Fushë-Arrëzit, kryesisht ato nëntokësore të shprehura në rezervat e mëdha minerale janë të shumta, ndërsa minierat janë dhënë me koncesion tek firma të ndryshme turke për shfrytëzimin e mineraleve.