Punësimi sezonal në turizëm/Në Zyrën e Punës në Shkodër të interesuar një numër i vogël biznesesh
Kur po kalon Marsi dhe sezoni turistik po afron, bizneset kanë shfaqur interes të ulët për punëkërkues sezonal. Drejtorja e Zyrës së Punës në Shkodër Rozafa Zmijani, thotë se shumica e bizneseve që operojnë në Velipojë e Theth, nuk kanë hapur akoma niptet dhe për këtë zyra e punës nuk mund të hedhë në sistem pozicionet për vendet e lira të punës.Aktualisht në Drejtorinë e Zyrës së Punës në Shkodër janë 220 vende të lira pune në sektorin e turizmit.Megjithëse Shkodra ka të regjistruar më shumë se 2000 punëkërkues të papunë, niveli i ulët i pagave frenon punësimin e tyre.