Categories: Lajme

Punëtorët e huaj, Musta: Shqipëria si trampolinë. Malaj: 5 mijë aplikime në 5 muaj

Gjatë viteve të fundit interesi i shtetasve të huaj për të punuar në Shqipëri është shtuar. Në emisionin “Jetë Shqiptare” eksperti i ekonomisë Eugen Musta u shpreh se nevoja për punëtorë, vjen për shkak se në Shqipëri ka mungesë për fuqi punëtore, kjo dhe për shkak të emigracionit të rritur vitet e fundit.

Por Musta theksoi se shtetasit e huaj, e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të shkuar në Evropë.

Nevoja për punëtorë vjen sepse kemi mungesë për fuqi punëtore për shkak dhe të emigracionit kohët e fundit.

Kjo mungesë ndihet në industritë e punës fizike, turizmi dhe ndërtimi. Problemi në këtë rast është që ne nuk jemi konkurrues me pagat që ofrojmë dhe punëtorët që zgjedhin Shqipërinë e përdorin si trampolinë për t’u hedhur në Evropë.

Këta punëtorë për një kohë të shkurtër largohen, regjistrohen në zyrat e punës në Shqipëri dhe pas 2 muaj janë larguar.

Kjo është kosto e shtuar për tregun shqiptar sepse është kostoja e rekrutimit. 400 euro taksë për rekrutimin për një punonjës fasonerie. Dhe ushqimi e fjetja është kosto shtesë. Këta punëtorë nuk janë të kualifikuar mjaftueshëm sa kanë punonjësit vendas”, u shpreh Musta.

Rekrutuesi Sotir Malaj, u shpreh se interesi dhe nevoja e bizneseve shqiptare për krah pune dhe punonjës është shtuar. Kjo është arsyeja përse rekrutohen dhe punonjës të thjeshtë nga Turqia dhe Azia. Malaj shtoi se gjatë 2023-shit është shtuar numri i aplikimeve nga shtetasit e huaj, duke bërë me dije se janë 5 mijë aplikime gjatë pesë muajve të parë të vitit.

Interesi dhe nevoja e bizneseve shqiptare për krah pune dhe punonjës. Për Shqipërinë ka shumë interes dhe kohët e fundit shumë aplikime janë bërë për punëtorë të huaj, ku pjesa më e madhe janë nga Turqia, Azia, Italia, më tepër për punonjës të thjeshtë. Punëtorët që vijnë janë të kualifikuar sipas nevojave që bizneset kërkojnë. 8 mijë aplikime vitin e kaluar. 5 mijë aplikime për 5 muaj e parë të 2023-shit. Sipas prishtmërive deri në fund të vitit do e kalojë shifrën e 8 mijë aplikimeve”, tha ai. 

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

13 hours ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

14 hours ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

14 hours ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

14 hours ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

14 hours ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

14 hours ago

This website uses cookies.