Punëtori në Shëngjin bie nga lartësia dhe ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shëngjin. Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetë teksa po punonte në një pallat në ndërtim. Ai ka rënë nga lartësia dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur që të mbijetojë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me këtë aksident në punë, ku fatkeqësisht ndërroi jetë një punëtor, i cili ende nuk është identifikuar.