Punime restauruese në Kishën e T’Shëlbuemit në Rubik
Falë programit të EU4Culture në pikturën murale të Kishës së T’Shëlbuemit në Rubik po kryhen punime konservuese/restauruese.
Specialistët e Sektorit të Veprave të Artit në IKTK inspektuan nga afër ecurinë e këtyre punimeve të cilat po kryhen nga restauratorja Edlira Çaushi dhe ekipi i saj.
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja solli momente nga inspektimi i specialistëve.
Ndërhyrjet në pikturën murale konsistojnë në konsolidimin e pelikulit piktorik, ringjitjen e shtresave përgatitore, zbulimin e pikturave murale në faqet veriore dhe jugore nga mbivëniet me llaç dhe gëlqere, pastrimin e sipërfaqes së pikturuar nga depozitimet e qëndrueshme, integrimin estetik për përmiresimin e të gjithë imazhit të kësaj pikture.