Punimet në rrugën “Isuf Sokoli”, deri tani ka përfunduar rikonstruksioni i 6 fasadave të pallateve

Punimet në bllokun e pallateve në rrugën “Isuf Sokoli”, po ecin me ritme të larta për përfundimin e punimeve brenda afateve të përcaktuara në kontratën me firmën kontraktuese. Deri tani ka përfunduar rikonstruksioni i 6 fasadave të pallateve, ndërkohë që është punuar edhe në rrjetin nëntokësor të këtij blloku pallatesh. Për banorët ky investim, i pari pas thuajse 30 vitesh, jo vetëm që është mirëpritur, por do t’i ndryshojë pamjen kësaj zone.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” është një investim i Bashkisë Shkodër me fondet e saj dhe kap vlerën e 42 milionë lekëve të reja.