Punimet në rrugët e qytetit – Bulevardi “Skëndërbeu” me orare të reduktuara

Për shkak të punimeve që do të kryhen, segmenti rrugor në bulevardin “Skënderbeu”, në qendër të qytetit, do të jetë i mbyllur nga data 5 prill deri më 12 prill, nga ora 08:00 deri në 18:00.
Bashkia Shkodër, në njoftimin e saj, bën me dije se të shtunën nis asfaltimi i plotë i këtij segmenti dhe do të përfundojnë edhe ndërhyrjet për kolektorin në qendër të qytetit.
Pushteti vendor fton të gjithë qytetarët që të lirojnë hapësirën e parkimeve përgjatë këtij segmenti që sot, me qëllim që t’i lihet mundësia mjeteve të kryejnë asfaltimin e shpejtë të rrugës.
Policia bashkiake dhe policia e shtetit do të jenë të koordinuara dhe do të ndihmojnë qytetarët në orientimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin tuaj gjatë periudhës kur do të kryhen punimet në këtë zonë përfundon në njoftimin për mediat Bashkia e Shkodrës.