Punimi i tokave po tkurret, në zonën e Nënshkodrës mungon fuqia punëtore
Punimi i tokave bujqësore vitet e fundit, kryesisht në zonën e Nënshkodrës, është tkurrur ndjeshëm. Një ndër arsyet rënditet emigrimi i të rinjve duke sjellë kështu mungesën e fuqisë punëtore. Në fshatra të Shkodrës, shumica e popullsisë janë mosha e tretë, të cilët mundohen të punojnë sipërfaqe të vogla toke për përdorim vetjak.
Dy vite më pare, kreu i qeverisë njoftoi se fermerët që nuk punojnë tokën rrezikojnë që t’u vendoset taksë e lartë, si një formë nxitje që të shkojnë drejt prodhimit. Sipas tij, edhe pse në vend toka e punueshme është shtuar dyfish me disa vite më parë, sërish nuk është e mjaftueshme.