Pusetat e dëmtuara rrezik për kalimtarët / Qytetarët i bëjnë thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë për zgjidhjen e këtij problemi.
Kjo është gjendja e rrugës në lagjen Parrucë. Prej disa kohësh pusetat në gjatësinë e këtij segmenti kanë krijuar shembje duke u kthyer kështu në burim aksidentesh për banorët që jetojnë në këtë lagje, gjithashtu edhe për kalimtarët
Ky fenomen tashmë po vërehet jo vetëm në periferi, por edhe në qendër të qytetit ku pusetat janë të demtuara.
Qytetarët kërkojnë që të merren masa për rehabilitimin e kësaj rruge.
Përballë këtij problemi banorët kanë gjetur si një zgjidhje alternative mbushjen e pusetave me inerte apo goma. Kjo gjë kthehet në një problem shqetësues gjatë dimrit, pasi është i pamundur kullimi i ujit.